AlbanianSport.com 26/01/2024 22:35
ASNN – Basketbolli i madh evropian ka vijuar të premten në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që ka siguruar të drejtat ekskluzive për 3 sezone të Euroligës së basketbollit për meshkuj. Dhe, pasi kanë shijuar të enjten në mbrëmje supersfidën Real Madrid-Olimpiakos, të premten sportdashësit shqiptarë kanë patur mundësi të shijojnë edhe derbin spanjoll midis Baskonias dhe Valencias. Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të meshkujve, Euroliga, ka vijuar të premten në Rrjetin e Radio-Televizionin Shqiptar, që është tashmë adresën e saj për të gjithë sportdashësit e basketbollit në vend.
Dhe, pasi ka sjellë të enjten supersfidën midis Realit të Madridit dhe Olimpiakosit, që ta dhuruar drithërima nga fillimi deri në fund, transmetuesi publik, që ka siguruar të drejtat ekskluzive për 3 sezone të koshit kontinental të meshkujve dhe sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësi të shijojnë dy prej sfidave më të spikatura çdo javë, ka sjellë të premten edhe derbin spanjoll midis Baskonias dhe Valencias. Dueli i vlefshëm për javën e 23-të, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport, ka parë një 10-minutësh të parë të luftuar fort, që është fituar 16-13 nga miqtë, që fitojnë edhe atë të dytin 29-16.
Ata kanë shkuar kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 16 pikë epërsi, 45-29. Por Baskonia ka dalë një skuadër tjetër nga dhomat e zhveshjeve, duke reaguar dhe duke e fituar 10-minutëshin e 3-të 19-13, e duke vijuar ta ngushtojë deri në 3 pikë hendekun e pikëve në fillimin e 10-minutëshit të vendit të 4-t. Por, përtej iluzionit të një përmbysjeje të vendasve, që sidoqoftë nuk u materializua, Valencia nuk lëshon dhe rikthehet ta thellojë epërsinë, duke e mbrojtur deri në fund fitoren me shifrat 77-62 ndaj Baskonias.