Basketboll – Meshkuj / Trepça-Tirana 68-74, radiografia e një fitoreje historike

Share Button

basketboll-meshkuj-trepca-tirana-mitrovice-loje-2016

Gjergj Vyshka 25.11.2016 12:05

Tirana me fitoren e djeshme në Mitrovicë ka regjistruar suksesin e parë në fushë të huaj në Ligën Ballkanike, quajtur ndryshe “Liga Ballkanike SIGAL Uniqa”. Loja mes Tiranës dhe Trepçës ka qenë shumë intensive dhe interesante, sepse të dy skuadrat kanë luajtur fort nga fillimi deri në fund. Ndeshja është vendosur në dy minutat e fundit, atëherë kur bardheblutë kanë shënuar aq sa për të fituar ndeshjen, ndërsa vendësit nuk kanë qenë mirë në aspektin sulmues.

Në pjesën e parë, Tirana është në epërsi, por Trepça shumë shpejt ka arritur të barazojë në 15-15. Në pjesën e dytë, me një epërsi të pjesshme 7-0, bardheblutë kanë thelluar epërsinë, por mitrovicasit kanë arritur të ngushtojnë deri në dy pikë diferencë. Por Tirana i ka futur dhe një “sulm” tjetër, 13-0 një epërsi e pjesshme duke u shkëputur deri në 9 pikë. E në fund të pjesës së dytë, pra të gjysmës së parë, është në një epërsi prej 6 pikësh, 39-33.

Në pjesën e tretë Tirana ka luajtur shumë mirë, ndërsa epërsia dhe fitorja e bardhebluve asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Pas 30 minutash, Tirana ka qenë në epërsi prej 10 pikësh, 47-57. Një epërsi e pjesshme e Trepçës 7-0 e ka ngushtuar kryesimin e Tiranës në vetëm 3 pikë, por bardheblutë nuk janë dorëzuar. Dhe me një tjetër epërsi 7-0, vendësit janë përpara me një pikë. Shënon një 3-pikësh Skoti, por kundërpërgjigjet Rame.

Dhe vetëm një minutë e 33 sekonda nga fundi i lojës Xhonson e ka çuar Tiranën në pesë pikë përpara. Uajs ka humbur gjuajtjet e lira. Rame ka marrë faull, ka shënuar në të parën dhe ka gabuar në të dytën. Por më pas është ai që vulos suksesin e Tiranës, 74-68 dhe një fitore e madhe e bardhebluve në Mitrovicë. Që tashmë janë realisht me një këmbë në turin e dytë, apo turin çerekfinal të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.

 

Trepça – Tirana                     68-74

(15-15, 18-24, 14-18, 21-17)

Trepça: Haxhiu (2), Diminiç (4), Frederik (16), Uais (7), Ljujiç (3) / Azemi (5), Selmani (3), A.Zekiqi (9), Skot (19). Trajner: D. Papadopulos

Tirana: Rame (6), Karaj (17), Hysenagolli (17), Xhonson (21), Shima (7) / Lasku (6), Gjyzeli. Trajner: N. Milatoviç

Gjyqtarë: M. Ciulin, F. Grigoras (Rumani), H. Bijediç (Bosnjë-Hercegovinë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh