Gjergj Vyshka 13.12.2016 08:45
Trepça e Mitrovicës është rikthyer tek fitorja në javën e 8-të të Ligës Ballkanike, teksa mbrëmë, në Pallatin e Sportit “Minatori” të Mitrovicës ka mundur malazezët e MKK Feni Industries me shifrat 70-45.
Një fitore me vlera për mitrovicasit, të cilët kanë thyer kështu kryesuesen e grupit B, e cila, nga ana e saj, pati mundur të mërkurën e kaluar Tiranën në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, me shifrat 63-72.
19-10, 17-10, 14-7, 20-18 kanë qenë shifrat e çdo 10-minutëshi, të 4 pjesët të fituara nga Trepça, e kësisoj në fund 70-45 për mitrovicasit, që në fakt vinin nga humbja në fushë të huaj me Karposh Sokolin, 69-85.
Ndërkohë, për këtë grup, do të jetë sot në fushën e lojës edhe Tirana, e cila në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, do të presë Sutjeskën e Nikshiqit, në takimin që nis në ora 19:00. Takimi tjetër i grupit, Karposh Sokoli-Peja, luhet të mërkurën në mbrëmje.
Liga Ballkanike (BIBL)
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Java e 8-të
(12-14 dhjetor 2016)
Të hënën:
Trepça Mitrovicë – MKK Feni Industries 70-45
Të martën:
Tirana – Sutjeska Nikshiq ora 19:00
Të mërkurën:
Karpos Sokoli – Peja ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. MKK Feni Industries 7 4 3 516-475 11
2. Sutjeska Nikshiq 6 4 2 482-424 10
3. Trepça Mitrovicë 7 3 4 484-507 10
4. Tirana 7 3 4 484-532 10
5. Karposh Sokoli 7 2 5 518-589 9
6. Peja 4 3 1 321-287 7