ASNN – Vllaznia e ka mundur bindshëm Teutën mbrëmë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, por, në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mediat sportive vendase, trajneri i kuqebluve, Sarin, shprehu rezerva për lojën e skuadrës shkodrane.
Sipas tij, basketbollistët bënë jo pak gabime në këtë ndeshje, të cilat duhen riparuar. Duke i vënë në dukje se ka mundur vendin e dytë të renditjes, ai bëri të ditur se nuk ka ardhur në Shkodër për këtë pozicion, por për të dalë “kampion”.
Ai garantoi se të shtunën e ardhshme Vllaznia do t’i dhurojë publikut një spektakël në fushën e lojës dhe natyrisht edhe fitoren ndaj Tiranës.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 15-të
(3-4 mars 2017)
Të premten:
Kamza Basket – Ardhmëria Basket 60-72
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 48-100
Vllaznia – Teuta 77-53
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 15 14 1 1448-971 29
- Vllaznia 15 10 5 1186-988 25
- Vllaznia 15 10 5 1163-1028 25
- Kamza Basket 15 7 8 1126-1209 22
- Ardhmëria Basket 15 4 11 988-1024 18
- Flamurtari 15 0 15 731-1423 15