Gjergj Vyshka 08.12.2016 15:25
Nikola Milatoviç, trajneri i Tiranës, ka pranuar se kjo ka qenë ndeshja më e vështirë e grupit, ndërsa duhet shfrytëzuar tashmë maksimalisht ndeshjet me Sutjeskën e Nikshiqit dhe Karposh Sokolit.
“Më duhet të them, – deklaron malazezi i Tiranës, – se lojtarët e mi, nisur edhe nga 6 fitoret radhazi, e ka marrë lehtë ndeshjen. Ka luajtur me 50 % të mundësive dhe jemi ndëshkuar nga 3-pikëshat e tyre.”
“Mos harroni që, në 10 ditë, kanë luajtur dhe 6 ndeshje, ka vijuar ai. – E për rrjedhojë një përmbysje pas një disavantazhi prej 26 pikësh ka qenë shumë e vështirë. Mund të kishim bërë më mirë kur ishim me 6 pikë diferencë.
“Por, sidoqoftë, nuk është se i kemi humbur shanset tona për të qenë në turin tjetër të Ligës Ballkanike, pasi kjo ishte ndeshja më e vështirë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës në basketboll për meshkuj, Nikola Milatoviç.
Liga Ballkanike – BIBL 2016
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Java e 7-të
(7 dhjetor 2016)
Tirana – MKK Feni Industriers 63-72
Peja – Sutjeska Nikshiq 76-74
Karpos Sokoli – Trepca Mitrovicë 85-69
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
1. MKK Feni Industries 6 4 2 471-405 10
2. Sutjeska Nikshiq 6 4 2 482-424 10
3. Tirana 7 3 4 484-532 10
4. Trepça 6 2 4 414-462 9
5. Karposh Sokoli 7 2 5 518-589 9
6. Peja 4 3 1 321-287 7