AlbanianSport.com 21/12/2017 13:25
ASNN – Bardheblutë kanë pësuar disfatën e pestë në Ligën Ballkanike, teksa nuk kanë përballuar dot kryesuesit e Blokotenas, që fituan bindshëm, 92-67. Trajneri i Tiranës, Antonios Dukas, ka treguar se Blokotena është skuadra më e fortë e Ligës Ballkanike.
“Nuk arritëm t’i përshtateshim nivelit të lojës të skuadrës maqedonase, – ka thënë ai pas ndeshjes. – Pikët flasin vetë, pavarësisht se u munduam të bënim më të mirë. Mbetet shumë për t’u përmirësuar për të qenë një skuadër e denjë në këtë veprimtari.”
“Shpresojmë që pas dhjetorit të kemi një tjetër hap në Ligë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Antonios Dukas, i cili është njëkohësisht edhe trajneri i Kombëtares kuqezi të koshit të meshkujve.
“Sigal Uniqa” Liga Ballkanike
e Basketbollit – Meshkuj
Sezoni 2017-2018
Java e 8-të
(17 dhjetor 2017 – 25 janar 2018)
Rilski Sportist – Bashkim Prizren 20-0 (në tavolinë)
Tirana – Blokotena 67-92
Akademik Bulteks 99 – Ibar Rozhaje (më 25 janar 2018)
Levski Sofje pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Blokotena 7 6 1 649-525 13
- Rilski Sportist 7 6 1 532-439 13
- Levski 2014 6 3 3 468-452 9
- Tirana 7 2 5 538-633 9
- Akademik Bulteks 6 2 4 493-479 8
- Bashkimi Prizren 6 2 4 366-434 8
- Ibar Rozhaje 5 1 4 393-477 6