Gjergj Vyshka 26.02.2017 16:15
Dje Partizani ka shënuar fitoren e 12-të radhazi, duke e mbyllur fazën e tretë me 24 pikë dhe fazën e fundit fundit e luan thjesht sa për kalendar, sepse tashmë është në Kategorinë Superiore.
Por për trajnerin e Tirana Eagles Basket, Klarent Dedaj, gjykimi duhet të ishte më profesional në disa momente. “Gjykimi, – thotë Dedaj, – në momente të caktuar duhet të kishte vlerësuar më drejtë disa situata.”
“Partizani është ekip i përvojës, me lojtar që kanë dy vjet që luajnë bashkë e janë aktivizuar në ekipe të tjera, – ka vijuar ai. – Na “peshkoi” në dy pjesët e para e, më pas, gjeti mënyrën për të na ndëshkuar.”
“Ne jemi brenda objektivave tona, – ka theksuar trajneri i Eagles Basket. – Jemi një skuadër e re, por që jemi duke bërë gjithçka që të arrijmë që duam. Këmbëngul që ne kemi gabimet tona, por gjyqtarët duhet të ishim më kompetentë në disa raste.”
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(26-28 shkurt 2017)
Të dielën:
Tirana Eagles Basket – Partizani 62-68
Të martën:
Skënderbeu – Elbasani ora 14:00
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 12 12 0 921-578 24
- Tirana Eagles Basket 11 7 4 715-628 18
- Apolonia 11 4 7 613-803 15
- Elbasani 10 3 7 583-729 13
- Skënderbeu 10 1 9 615-719 11