Basketboll – Meshkuj / Tirana-Vllaznia, kryendeshja e javës së parë

Share Button

basketball-meshkuj-femra-kolazh

Gjergj Vyshka 14.10.2016 11:35

Kampionati i basketbollit do të nisë sot javën e parë të sezonit 2016-2017 dhe kryendeshja do të jetë ajo që do të luhet sonte në “Fahrie Hoti”, në ora 18:00, midis Tiranës dhe Vllaznisë. Bardheblutë, të paktën edhe sipas menaxherit të përgjithshëm të klubit Tirana, Anxhelo Koleka, nuk kanë pushuar asnjë ditë pas fitores në Ligën Ballkanike me Trepça Mitrovica. “Përkundrazi, – thotë Koleka, – që të martën skuadra ka zbritur në parket për të përgatitur sa më mirë këtë ndeshje me Vllazninë.”

“Sepse kërkojmë që ta nisim me fitore sezonin, e cila do të jetë një shtysë dhe për ndeshjen e ardhshme të Ligës Ballkanike, të mërkurën e ardhshme me MKK Feni Industries, – ka vijuar ai. – Përgjithësisht gjendja është e mirë dhe ne besojmë se gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tona”. E për të pasur një impuls më shumë, Tirana ka bërë ftesë për “Fanatiksat”, të cilët, më së shumti, në ndeshjet e basketbollit të meshkujve nuk kanë munguar për asnjë arsye.

“Ne u kemi bërë thirrje, – thotë Koleka, – nëpërmjet profilit tonë në rrjetin social “Facebook”, që të jenë sa më të shumtë dhe i presim në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”. E duke mbetur tek Liga Ballkanike, Tirana më së shumti është habitur nga rezultati i Sutjeskës së Nikshiqit, e cila të mërkurën ka fituar në fushën e Karpos Sokolit 2000, me shifrat bindse 94-60. “Në një farë mënyre nuk e prisnim një rezultat të tillë, – ka thënë Koleka.

“E pritshme dhe fitorja e Pejës, por jo në atë diferencë pikësh plus 9 me MKK Feni Industries, – ka vijuar zyrtari i klubit bardheblu. – Megjithatë ne shohim punën tonë dhe kërkojmë suksesin jo vetëm me Vllazninë, por dhe me MKK Feni Industries.” Kësisoj, basketbolli shqiptar ngre sot siparin.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Java e parë:

(14-15 tetor 2016)

 

Të premten:

Elbasani – Flamurtari                      ora 14:00

Kamza Basket – Studenti               ora 16:00

 

Të shtunën:

Goga Basket – Apolonia                 ora 12:00

Vllaznia – Tirana                              ora 16:00

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Superliga

 

Java e parë:

(14 tetor 2016)

 

Të premten:

Ardhmëria Basket – Flamurtari      ora 17:00

Tirana – Vllaznia                              ora 18:00

Teuta – Kamza Basket                    ora 19:00

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Kategoria e Parë

 

Java e parë:

(14 tetor 2016)

 

Të premten:

Partizani – Elbasani                                    ora 18:00

 

Të shtunën:

Apolonia – Skënderbeu                 ora 16:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh