Gjergj Vyshka 22.12.2016 20:25
Tjetër histori tek meshkuj, ndërsa Tirana vendos rekordin e kampionatit, kur ka mundur me 89 pikë diferencë Flamurtarin. Katë formacione të ndryshme ka bërë trajneri Milatoviç, duke i futur në garë me njëri-tjetrin se kush shënon më shumë. E ka nisur pjesën e parë me Laskun, Hysën, Hysenagollin, Ramenë e Xhonsonin. Në të dytën ka qenë Gjeçi, Vogli, Karaj, Hasani e Gjyzeli.
Në të tretën Xhonson, Rame, Vogli, Gjyzeli e Durrsi. Kurse, në të fundit, Xhonson, Gjeçi, Vogli, Karaj e Gjyzeli, duke shtuar përsëri më pas Durrsin e Pashajin. Dhe në kushtet kur Flamurtari e ka pasur krejt të pamundur përballë një Tirane të blinduar, që dje nuk ka pasur as Gerti Shimën në fushë, në pjesën e parë bardheblutë kanë fituar me shifrat e thella 38-9.
Më pas, në të dytën, 34-15 dhe në pushim kanë kryesuar 72-24. Të 3-tën e kanë fituar 33-9 dhe në total 105-33. Kurse të fundit 31-14 dhe në total 136-47. Për t’u evidentuar Durrsi, me 6 trepikëshat e tij duke arritur në kuotën e 18 pikëve. Dhe të 11-të lojtarët e skuadrës së Milatoviçit janë, shënues me përjashtim të Pashajt. E kjo është mbyllja më e mirë e vitit për Tiranën, që me meritë është kryesuese e dyfishtë e basketbollit shqiptar.
Tirana – Flamurtari 136-47
(38-9, 34-15, 33-9, 31-14)
Tirana: Lasku (7), Hysenagolli (6), Hysa (11), Xhonson (22), Rame (16) / Gjeçi (14), Hasani (6), Vogli (9), Karaj (9), Gjyzeli (18), Durrsi (18), Pashaj. Trajner: N. Milatoviç
Flamurtari: Kollovi (10), Sotiri (3), Todi (4), Toska (4), Nuredini (21) / Lilaj (5), Kasimi, Bacaj, Mëhilli. Trajner: V. Birçaj
Gjyqtarë: G. Basho, J. Gokaj (Shkodër), G. Hoxha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 10-të
(21-22 dhjetor 2016)
Të mërkurën:
Tirana – Flamurtari 136-47
Teuta – Vllaznia 81-73
Të enjten:
Ardhmëria Basket – Kamza Basket ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 10 9 1 939-667 19
- Teuta 10 8 2 790-644 18
- Vllaznia 10 6 4 752-700 16
- Kamza Basket 9 4 5 705-721 13
- Ardhmëria Basket 9 2 7 586-603 11
- Flamurtari 10 0 10 519-957 10