Gjergj Vyshka 08.12.2016 08:50
Sfida Tirana-Sutjeska Nikshiq, e vlefshme për javën e tetë të Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj, do të luhet të martën e 13 dhjetorit në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke nisur nga ora 19:00.
Ka ndodhur kështu, kjo dhe sipas menaxherit të përgjithshëm të klubit shumësportësh bardheblu, Anxhelo Koleka, sepse të mërkurën nuk ka gjyqtarë të lirë, të cilët janë të angazhuar dhe në veprimtaritë e tjera Evropiane.
Por gjithsesi “gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi”, pra tek humbja me maqedonasit e MKK Feni Industriers. Në një farë mënyre, përtej dëshirës, bardheblutë kanë qenë të vetëdijshëm ende pa nisur gara se maqedonasit ishin të fortë.
Dhe fakti është që përmbysja ka qenë e vështirë pas disavantazhit prej 26 pikësh diferencë në pushim, 22-48.