Gjergj Vyshka 08.01.2017 11:35
Tirana në basketboll për meshkuj i ka kapërcyer të gjitha limitet e saj gjatë këtij sezon e gjatë këtyre ditëve. Jo vetëm për faktin se është kryesuese e kampionatit, apo dhe fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë, por ka sfiduar të ftohtin.
Skuadra e malazezit Nikola Milatoviç është që më 2 janar të këtij vit në stërvitje në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, sepse është në prag të sulmit të fundit për kalimin në turin e dytë të Ligës Ballkanike.
Më 17 janar 2017, në shtëpinë e saj, në “Fahrie Hoti”, do të presë Karposh Sokolin 2000, skuadër e cila e ka mundur Tiranën në Shkup në ndeshjen e parë me shifrat 78-74.
Në teori mjafton një fitore me 5 pikë epërsi e bardhebluve që të shkohet në turin e dytë, ndërsa më 25 janar 2017, do të jetë në vizitën e Pejës. Parë kështu skuadra është me intensitetin e plotë në përgatitje.