Gjergj Vyshka 17.11.2016 18:00
Tirana ka qenë pushim dje në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa ndeshjen e javës së 5-të, atë me Pejën, do ta luajë në “Asllan Rusi” në kryeqytet më 1 dhjetor 2016.
Sepse si Peja, ashtu dhe SIGAL Prishtina janë të angazhuar në Kupat e Evropës. Ndërkohë dje ndërkombëtari Erjon Hoxhaj ka gjykuar ndeshjen e tij të dytë në Ligën Ballkanike, teksa ka qenë gjyqtar i tretë në Mitrovicë.
Atje ku Trepça e Mitrovicës ka fituar 75-73 me Sutjeskën e Nikshiqit (18-16, 21-18, 19-18, 17-21). Gjyqtar i parë ka qenë bullgari Miroslav Tomov dhe i dytë maqedonasi Alija Ferevski.
Kurse vëzhgues ka qenë kosovari Lulzim Maloku. Erion Hoxhaj ka qenë më parë së bashku me Ervin Koçin, edhe ky dy ndeshje në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, në ndeshjen Teodo-Kozhuv 85-79.
Liga Ballkanike e
Basketbollit – Meshkuj
Rezultatet teknike:
Grupi A
Java e 5-të
(15 nëntor 2016)
Teodo – Bashkim Prizren 86-74
Kumanovo 2009 – BC Beroe 93-80
Bashkimi – Sigal Prishtina 28 nëntor
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 4 4 0 341-314 8
- BC Beroe Stara Zagora 5 3 2 404-400 8
- Teodo 4 3 1 339-311 7
- Kozhuvi 4 1 3 315-318 5
- Bashkimi 4 0 4 283-324 4
- SIGAL Prishtina 1 0 1 71-86 1
Grupi B
Java e 5-të
(16 nëntor 2016)
Trepca – Sutjeska Nikshiq 75-73
MKK Feni Industriers – Karpos Sokoli 85-70
Tirana – Peja 1 dhjetor 2016
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- MKK Feni Industries 5 3 2 399-342 8
- Sutjeska Nikshiq 4 3 1 323-267 7
- Trepça e Mitrovicës 4 2 2 277-303 6
- Tirana 4 1 3 270-319 5
- Karposh Sokoli 4 1 3 288-345 5
- Peja 1 1 0 82-73 2