Basketboll – Meshkuj / Tirana-Peja 76-73, kronologjia e një përmbysjeje historike

Share Button

basketboll-meshkuj-tirana-peja-rezultati

Gjergj Vyshka 02.12.2016 09:35

Një trepikësh i amerikanit në sekondat e fundit të pjesës së katërt u ka dhënë bardhebluve fitoren e 3-të në Ligën Ballkanike. Kalimi në turin e dytë duket gjithnjë e më pranë. Trajneri i Tiranës, Nikola Milatoviç ka zgjedhur të luajë me Laskun në organizim, ndërsa katërshja tjetër është ajo e përhershmja; Shima, Hysenagolli, Rame e Xhonson. Në krahun tjetër një Pejë vetëm me dy shqiptar si Veseli e Hajdari, por dhe 3 amerikanë Randell, Riid dhe Dahlman. Luhet pikë më pikë, por Tirana ka guximin që të jetë në udhëheqje të rezultatit.
E kjo dhe për shkak të lojës së mirë së Hysenagollit poshtë koshit. 19-15 është pjesa e parë për bardheblutë. Trajneri i kundërshtarëve, Todorov, duket se e ka pasur këtë 10-minutësh të parë si studim ndaj kundërshtarit. Përdor Ahmetbashiçin, por e fut gjithmonë e më poshtë koshit të bardhebluve Dahlmanin. Në krahun tjetër është bërë një mbrojtje e rreptë ndaj pikave të forta të Tiranës e për rrjedhojë bardheblutë bllokohen dhe Peja nuk fal. Ahmetbashiçi dhe Veseli, por Dahlmani nga poshtë koshit përmbysin. 14-35 pjesa e dytë dhe në pushim Peja ka kryesuar 33-50.
Por Milatoviçi i ka shtrënguar fort të tijtë. Aq sa është 15-7 pjesa e tretë për Tiranën dhe bardheblutë janë afruar në 50-57. Luhet mirë në pjesën e katërt. Tirana është afruar deri në 62-63 e në një kundërsulm të shpejtë të Xhonsonit, amerikani ka humbur mundësinë për ta kaluar në epërsi skuadrën. E në krahun tjetër Peja me një 3-pikësh është në kryesim me 4 pikë diferencë 62-66. Luhet fort, pikë-për pikë. 67-70, 70-73 dhe 3 pikët e Hysenagollit, që kanë ardhur nga gjuajtja poshtë koshit dhe gjuajtje e lirë, e ka barazuar rezultatin 73-73.
Todorov merr pushim, ndërsa kishin mbetur 35 sekonda deri në fund. Por në sulmin e bardheblutë, Grifith Rame ka gjetur vendin e duhur për të shënuar për 3 pikë. 76-73 e festa tek Tirana është e madhe. Një skuadër që fiton në Kupë, ka 6 fitore radhazi në kampionat, dhe tani arrin e fiton me Pejën. E ky është shembulli dhe vitrina më e mirë për basketbollin e meshkujve të Shqipërisë, sepse suksesi ka vetëm një emër… TIRANA!

 

Tirana – Peja 76-73
(19-15, 14-35, 15-7, 28-16)
Tirana: Lasku (1), Hysenagolli (22), Shima (12), Xhonson (22), Rame (16) / Karaj (3), Gjyzeli, Vogli. Trajner: N. Milatoviç
Peja: Randell (6), Veseli (16), Hajdari (4), Riid (7), Dahlman (21) / Ahmetbashiç (15), Ivshyni, Bëruell (4). Trajner: A. Todorov
Gjyqtarë: M. Kaludjeroviç (Mali i Zi), I. Miliçeviç, E. Karoviç (Bosnje-Hercegovinë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh