Gjergj Vyshka 15.10.2016 18:45
Edhe në javën e parë të Superligës së Kampionatit Kombëtar në Basketboll për Meshkuj, Tirana ka mbajtur hapin e Ligës Ballkanike. Pasi ka fituar në fillimin e kësaj jave ndaj Trepçës së Mitrovicës, me shifrat 78-66, me të njëjtin ritëm ka qenë edhe përballë Vllaznisë.
Në një Sallë Sportive të tejmbushur si “Fahrie Hoti”, Tirana nuk e ka pasur aspak të vështirë për të mundur Vllazninë, e cila është kampione në fuqi e basketbollit të meshkujve. 19-15 e para, 21-16 e dyta dhe në pushim skuadra e drejtuar nga maqedonasi Sllobodan Petrovski ka kryesuar 40-31.
E barabartë pjesa e tretë, ndërsa Tirana vijon të kryesojë 59-50. Dhe diferencat kanë ardhur në pjesën e katërt, atëherë kur Tirana ka fituar 23-16 dhe në përfundim 82-16. Vogli, me 18 pikë, dhe Xhonsoni, me 15 pikë, kurse tek Vllaznia, Gjon Ndoja ka shënuar 20 pikë, Bërdica 15 pikë, Shabani 11 pikë.
Në përfundim Tirana e ka merituar suksesin e parë në kampionat, që shpresohet se do të jetë një nxitje për ndeshjen e dytë të Ligës Ballkanike të mërkurën ndaj MKK Feni Industries.
Tirana – Vllaznia 82-65
(19-15, 21-16, 19-19, 23-16)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e parë:
(14 tetor 2016)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Flamurtari 75-31
Tirana – Vllaznia 82-65
Teuta – Kamza Basket 88-65
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Ardhmëria Basket 1 1 0 75-31 2
- Teuta 1 1 0 88-65 2
- Tirana 1 1 0 82-65 2
- Vllaznia 1 0 1 65-82 1
- Kamza Basket 1 0 1 65-88 1
- Flamurtari 1 0 1 31-78 1