Gjergj Vyshka 20.10.2016 13:25
Bardheblutë e Sllobodan Petrovskit kanë rezistuar vetëm në dy pjesët e para e më pas, nën presingun e vazhdueshëm të vendësve të Feni Industries, janë hije e vetvetes. Duhet një shkundje për më tej. Maqedonasit e kanë nisur shpejt takimin dhe janë shkëputur në 6-0. Një trepikësh i Voglit për Tiranën dhe ngushtimi i diferencës së pikëve në 6-3 e fut në ekuilibër lojën. Por MKK Feni Industriers, si nga mbështetja e tifozëve, ashtu dhe nga loja e mirë arrin përsëri të shkëputet në 12-3.
Këtu është momenti më i mirë i bardhebluve që me Xhonson e Ramé, duke qenë 100 % në gjuajtjet për tre pikë, afrohet 12-11. Mirëpo vetëm kaq, sepse me një epërsi të pjesshme 9-0, maqedonasit janë në kryesim të 10 pikëve diferencë, 21-11. Shënon Lasku, kundërpërgjigjen maqedonasit. Sërish Lasku dhe në fund të pjesës së parë MKK Feni Industries është në epërsi 24-15. Luhet më mirë në pjesën e dytë, ndërsa me një fillim të shpejtë të Luka Petrovskit dhe Xhonsonit, Tirana afrohet në 19-24.
Edhe një furtunë tjetër e vendësve, rezultati i pjesshëm 12-0 dhe 36-19. Ramé me dy dypikësha i afron bardheblutë në 24-36. Më pas, Hysenagolli 25-36. Lasku i mban në 39-27. Dhe me një fitore në pjesën e dytë, 19-20, Tirana e ka mbyllur këtë gjysmë të parë në shifrat 35-43, që jep një shpresë se do të ishte ndryshe. Por nuk ndodh kështu. Maqedonasit fitojnë pjesën e tretë 27-10 dhe thellojnë në 70-45. Fitojnë dhe të fundit 28-12 dhe përfundimi shënon shifrat 98-57 për MKK Feni Industries.
MKK Feni Industriers – Tirana 98-57
(24-15, 19-20, 27-10, 28-12)
MKK Feni Industries: Sharabidze (16), Markovski (5), Nikolovski (14), Magdevski (10), Ceshkoviç (9)/Pajiç (8), Stajikj (15), Petkovski (11), Milkov (4), Beshliovski, Paviç (4), Kiçev Trajner: L.Malinkov
Tirana: Rame (10), Vogli (6), Lasku (6), Hysenagolli (11), Xhonson (19)/L.Petrovski (4), Karaj, Gavraniç (1), Durrsi, Hasani, Hysa Trajner: S.Petrovski
Gjyqtarë: D.Kunosiç, E.Karoviç, M.Kavara (Bosnje-Hercegovinë)