Gjergj Vyshka 24.10.2015 08:50
Tirana ka fituar me vështirësi me Studentin në ndeshjen e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Femrave.
Edhe pse është me 16 pikë diferencë, teksa ka fituar dy pjesët e para 5-15 dhe 15-21, në total 20-36, Tirana lëshon.
Aq sa Studenti, pasi ka fituar pjesën e tretë 23-18, e ka ngushtuar disavantazhin deri në 43-54.
Madje të besuarat e trajneres Fiorentina Mitkut e kanë fituar dhe pjesën e fundit 19-14, por në total 62-68 për Tiranën.
Mirëpo e gjithë kjo situatë nuk e ka bërë të kënaqur trajnerin e bardhebluve Borova, që pret më shumë nga skuadra e tij.
Studenti – Tirana 62-68
(5-15, 15-21, 23-18, 19-14)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 4-t
(23-24 tetor 2015)
Të premten:
Studenti – Tirana 62-68
Të shtunën:
Flamurtari – Skënderbeu ora 11:00
Elbasani – Vllaznia ora 16:00
Goga Basket – Kamza Basket ora 12:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp P
- Tirana 4 3 1 266-249 7
- Flamurtari 3 3 0 244-145 6
- Skënderbeu 3 2 1 217-189 5
- Goga Basket 3 2 1 213-188 5
- Studenti 4 1 3 215-298 5
- Vllaznia 3 1 2 186-182 4
- Kamza Basket 3 1 2 96-129 4
- Elbasani 3 0 3 99-156 3