Gjergj Vyshka 17.11.2016 07:05
Tirana është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Shqipërisë në Basketboll për Meshkuj, ndërsa mbrëmë, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet është kualifikuar mes shumë nervash me Kamza Basket.
Përtej rezistencës së kundërshtarit, që vetëm në pjesën e katërt ka pasur rënie dhe është shkërmoqur, bardheblutë jo pak kanë pasur me gjyqtarët. Fillimisht Tafilica ka dhënë një gabim teknik për stolin.
Ndonëse, nga ana e tij, trajneri Erdal Borova është munduar të justifikohet tek vëzhguesi Bashkim Milo se “ishin duke folur me njëri-tjetrin dhe s’kishin asgjë me gjyqtarin”.
E ndëshkimi i dytë me teknik ka ardhur për Shimën nga Tafilica, ndërsa si kundërpërgjigje ndaj bilbilit shkodran ka ardhur shprehja: “ju jeni amator…”. E megjithatë Tirana falë kualiteteve ka arritur të fitojë 115-96.