Gjergj Vyshka 14.05.2016 19:35
Për Tirana Eagles të trajnerit Klarent Dedaj, skuadër që në fund të sezonit është renditur në vendin e katërt në renditjen e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet Kategorisë së Parë, duket se nuk ka përfunduar plotësisht sezoni.
Sepse të dielën e ardhshme, në ora 14:00, do të ketë një ndeshje miqësore në Skënderaj të Kosovës. Tirana Eagles do të jetë pikërisht përballë ekipit vendas, Sferës, ndërsa Klarent Dedaj është i kënaqur që ka arritur t’i sigurojë këtë miqësore skuadrës së tij, e para jashtë kufijve të vendit.