Gjergj Vyshka 03.04.2016 17:35
Superiori ia ka dalë me vështirësi ndaj Tirana Eagles, edhe pse në fund ka fituar me 29 pikë diferencë. Skuadra e trajnerit Klarent Dedajt ka bërë surprizën që në fillim, ndërsa falë lojës së mirë të Prodanit, por dhe më pas të Tufës, Çaçit, Adilit dhe Kalasë ia ka dalë që të shkëputet deri në 8 pikë diferencë për ta mbyllur pjesën 9-15.
Mirëpo vetëm kaq, sepse Superiori, pasi është shkundur mirë nga trajneri Çarçani, jo vetëm që arrin të prodhojë lojë, por dhe të përmbysë. 21-12 është pjesa e dytë, ndërsa në total 30-27. Kjo diferencë vjen duke u thelluar në dy pjesët e tjera. Madje ajo që i ka vënë vulën suksesit të thellë të fitores së Superiorit ka qenë e katërta.
Dy trepikëshat e Shehit dhe Gjeçit kanë fiksuar fitoren e thellë të Superiorit me një diferencë prej 29 pikësh, 78-49. Pavarësisht kësaj humbje, që për Tirana Eagles është e katërta ndaj Superiorit, skuadra e Klarent Dedajt ka bërë një nga ndeshjet e saj më të mira.
Që do të thotë se po vjen duke u pjekur si skuadër, kuptohet që frytet e veta do t’i japi pas këtij sezoni. Superiori fikson vendin e dytë dhe i mjafton dhe një fitore për ta siguruar atë matematikisht, që do të thotë më pas “play-off”-in me vendin e pestë të Superligës.
Superiori – Tirana Eagles 78-49
(9-15, 21-12, 20-16, 28-6)
Superiori: Pregja (4), Beqo (15), Qilimi (7), Shytaj (2), Troja (2) / Gjeçi (15), Qeleshi (8), Nikolli (2), Shehi (9), Shushku (14), Jareci. Trajner: E. Çarçani
Tirana Eagles: Prodani (10), Çaçi (11), Tufa (9), Adili (8), Kala (7) / Zelaj, Skëndaj, Dashi, Xhemali, Nallbani (4). Trajner: K. Dedaj
Gjyqtarë: G. Hoxha (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(2 prill 2016)
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu 78-80
Superiori – Eagles 78-49
Ardhmëria Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior 13 10 3 949-694 23
- Ardhmëria Basket 12 10 2 868-607 22
- Elbasani 13 8 5 977-866 21
- Skënderbeu 13 3 10 740-918 16
- Tirana Eagles 13 1 12 637-959 14