Gjergj Vyshka 25.04.2016 07:50
Tirana Eagles e Klarent Dedaj ka mundur dje Elbasani në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, teksa ka marrë kështu fitoren e dytë të kampionatit. Rikthimi i Voglit pas dëmtimit, por dhe pikët e Kujtim Çaçit, i cili sipas trajnerit të Eagles, Klarent Dedaj, ka qenë lojtari i ndeshjes me 30 pikët e shënuara kanë qenë vendimtare për ekipin e tij.
Pa harruar këtu dhe formën e mirë të Adilit. Në fakt ndeshja nuk ka nisur mirë për Eagles, ndërsa pjesa e parë ka qenë në favor të miqve, 10-18. Më pas, Tirana Eagles nis përmbysje, ndërsa ka fituar pjesën e dytë 17-12 dhe ka ngushtuar në 27-30. Ajo që i ka vënë vulën suksesit të Eagles ka qenë pjesa e tretë, e cila është fituar nga vendësit 21-6 dhe totali shënon 48-36.
Pikë më pikë është luajtur pjesa e katërt, por në fund ka fituar Tirana Eagles, 66-53 dhe një fitore që i jep shpresë për një moral ndryshe në ndeshjen e fundit me Skënderbeut, të dielën e ardhshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, duke synuar të lërë vendin e fundit të renditjes.
Të shtunën, Ardhmëria Basket e trajnerit Afrim Bilali për herë të parë në historinë e saj do të jetë pjesë e elitës së basketbollit shqiptar. Ka fituar 44-38 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ndaj rivalit direkt Superior Klima, skuadër e cila tashmë do të luajë në “play-off” me Flamurtarin, për të kërkuar dhe ajo ngjitjen për herë të parë në mes më të mirave të basketbollit shqiptar.
Tirana Eagles – Elbasani 66-53
(10-18, 17-12, 21-6, 18-17)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 19-të
(23-24 prill 2016)
Të shtunën:
Superior – Ardhmëria Basket 38-44
Skënderbeu pushim
Të dielën:
Tirana Eagles – Elbasani 66-53
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Ardhmëria Basket 15 13 2 1066-716 28
2. Superior 16 13 3 1147-852 28
3. Elbasani 15 8 7 1097-1013 23
4. Skënderbeu 15 3 12 823-1070 18
5. Tirana Eagles 15 2 13 738-1093 17