Basketboll – Meshkuj / Tirana Eagles Basket shtanget nga Apolonia, mundet 59-67

Share Button

AlbanianSport.com 15.03.2017 13:25

ASNN – Apolonia ka bërë surprizën në javën e 17-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit, ndërsa dje në mesditë ka mundur në Vlorë, Tirana Eagles Basketin.

Pjesa e parë është me rivalitet të plotë, ndërsa miqtë nga Tirana e kanë fituar me vetëm një pikë diferencën, 10-11. Fierakët shpërthejnë në të dytën, ndërsa kanë fituar 22-10 dhe në pushim kryesojnë 32-21.

Madje dominimi i Apolonisë ka vijuar dhe në të tretën, ndërsa ka fituar 19-11 dhe në total 51-32. Tirana Eagles Basket është zgjuar vonë dhe kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen.

Edhe pse e ka fituar pjesën e katërt 27-16 vetëm ka ngushtuar në 59-67 për Apoloninë, e cila kështu ka bërë surprizën në Kategorinë e Parë, duke ngjallur edhe shpresat për një vend në “play-out”-in me Superligën.

 

Apolonia – Tirana Eagles Basket  67-59

(10-11, 22-10, 19-11, 16-27)

Apolonia: Zyka, Tegu, Shkurti, Salillari, Alimemaj, Ademi, Sauli, Ajdhoni, Xhafaj, Prifti, Bare. Trajner: O. Profka

Tirana Eagles Basket: Adili, Vogli, Allaraj, Musta, Sako, Nikolli, Shytaj, Prodani, Branko, Nallbani. Trajner: K. Dedaj

Gjyqtarë: E. Koçi, E. Allaraj (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Kategoria e Parë

 

Java e 17-të

(14 mars 2017)

 

Të martën:

Apolonia – Tirana Eagles Basket 67-59

Partizani – Skënderbeu                  93-52

Elbasani                                            pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Partizani                    14        14          0        1105-664       28
  2. Eagles Basket          13          8          5          850-744       21
  3. Apolonia                    14          6          8          815-986       20
  4. Skënderbeu              14          3        11          891-1002     17

5.       Elbasani                    13          3        10          712-975       16

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh