Gjergj Vyshka 21.10.2016 07:55
Tirana në basketboll për meshkuj do të ketë fundjavën më të mbingarkuar. Sepse sot, në kuadrin e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj do të jetë në fushë të huaj në ora 19:00 ndaj Kamza Basket dhe në ora 18:00 të hënën do të luajë ndeshjen e tretë të Ligës Ballkanike në Nikshiq të Malit të Zi me Sutjeskën vendëse.
E nga Kavadarci, atje ku në sallën sportive “Jasmin”, MKK Feni Industriers i ka mundur bardheblutë e Sllobodan Petrovskit me 41 pikë diferencë, 98-57, Tirana ka mbërritur në kryeqytet në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së enjte. Pas ndeshje së humbur me MKK Feni Industriers për “Sport Ekspres” ka ardhur dhe një shpjegim paksa ironik i menaxherit të përgjithshëm të basketbollit të meshkujve, Anxhelo Koleka.
“E pamë që ishte ndeshje e pakapshme në fushë të huaj dhe u munduam të ruajmë forcat e të kursejmë energji për ndeshjen e së hënës me Sutjeskën e Nikshiqit”, – është përgjigjur ai shkurtimisht. Paksa ironike dhe krejtësisht e pajustifikueshme për faktin se humbja është në shifrat 41 pikë diferencë e një shpjegim i tillë do të kishte ardhur nëse do të ishte një humbje më minimale.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Kalendari i javës së dytë:
(22 tetor 2016)
Të shtunën:
Tirana – Kamza Basket ora 10:30
Flamurtari – Skënderbeu ora 11:00
Vllaznia – Goga Basket ora 14:00
Apolonia – Elbasani ora 16:00
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Kalendari i javës së dytë:
(21-22 tetor 2016)
Të premten:
Vllaznia – Flamurtari ora 18:00
Ardhmëria Basket – Teuta ora 19:00
Kamza Basket – Tirana ora 19:00
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Kalendari i javës së dytë:
(21-22 tetor 2016)
Të premten:
Eagles Basket – Apolonia ora 17:00
Të shtunën:
Skënderbeu – Partizani ora 16:00