AlbanianSport.com 05.03.2017 10:30
ASNN – Flamurtari në basketboll për meshkuj ka firmosur humbjen e 5-të radhazi në fazën e tretë, ndërsa dje në Vlorë është mundur nga Tirana, që në fakt nuk e ka pasur aspak të vështirë për të triumfuar.
Tirana ka lëshuar disi në lojë vetëm në pjesën e fundit të ndeshjes, pasi gjithçka tjetër në këtë ndeshje ka folur vetëm për bardheblutë kryeqytetas, madje me shifra shumë të thella.
Flamurtari tashmë po shkon drejt nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë dhe, ndeshje pas ndeshje, po e konfirmon një fakt të tillë. E kjo edhe me humbjen e radhës ndaj Tiranës.
Flamurtari – Tirana 48-100
(14-19, 11-30, 8-35, 15-16)
Flamurtari: Todi, Lilaj, Kollovi, Bacaj, Sotiri / Toska, Dede, Kasimi, Mëhilli. Trajner: V. Birçe
Tirana: Hysenagolli, Xhonson, Karaj, Shima, Lasku / Strazimiri, Vogli, Rame, Durrsi, Hasani, Gravaniç, Gjeçi, Gjyzeli, Hysa. Trajner: N. Milatoviç
Gjyqtarë: E. Hoxhaj(Vlorë), J. Gokaj, H. Trajer (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 15-të
(3-4 mars 2017)
Të premten:
Kamza Basket – Ardhmëria Basket 60-72
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 48-100
Vllaznia – Teuta 77-53
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 15 14 1 1448-971 29
- Vllaznia 15 10 5 1186-988 25
- Vllaznia 15 10 5 1163-1028 25
- Kamza Basket 15 7 8 1126-1209 22
- Ardhmëria Basket 15 4 11 988-1024 18
- Flamurtari 15 0 15 731-1423 15