Gjergj Vyshka 18.02.2017 16:15
Tirana e basketbollit të meshkujve e ka “shkelur me këmbë” Teutën, e cila pas dëmtimit të Robert Shestanit ka humbur “busullën” dhe nuk ka më asnjë orientim në fushë.
Nën mbështetjen e zjarrtë të “Fanatiksave”, bardheblutë kanë bërë gjithçka mirë. Është luajtur një lojë e ekuilibruar vetëm në periodën e parë, të cilën Tirana e ka fituar 24-19.
Më pas bardheblutë janë lëshuar “pa duar”. 23-6 e dyta dhe në pushim skuadra e Milatoviçit ka kryesuar 47-25.
27-14 e treta e diferenca thellohet në 74-39. 32-19 e fundit dhe në total 106-58, që do të thotë se Tirana tashmë në kampionat nuk llogarit më askënd.
Tirana – Teuta 106-58
(24-19, 23-6, 27-14, 32-19)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 13-të
(17-18 shkurt 2017)
Të premten:
Vllaznia – Ardhmëria Basket 67-57
Tirana – Teuta 106-58
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 17:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 13 12 1 1237-853 25
- Teuta 13 9 4 1003-906 22
- Vllaznia 13 8 5 1009-877 21
- Kamza Basket 12 6 6 931-992 18
- Ardhmëria Basket 13 3 8 846-853 16
- Flamurtari 12 0 12 593-1139 12