Gjergj Vyshka 11.10.2016 10:05
Tirana në basketboll për meshkuj i ka rikthyer suksesin koshit shqiptar, sepse regjistron fitoren e parë në rang klubesh në Ligën Ballkanike. Sepse skuadra bardheblu, e drejtuar nga maqedonasi Sllobodan Petrovski, por dhe duke pasur në gjirin e vet dy amerikan Xhonso dhe Rame, apo dhe malazezin Gavraniç, si dhe maqedonasin Petrovski, ia ka dalë të mund Trepçan e Mitrovicës.
Ka qenë një ballafaqim të huajsh, sepse dhe skuadra mitrovicare ka dy amerikan Uajs dhe Skot, apo dhe malazezët Ljujiç dhe Diminiç, si dhe gjermanin Stutz. Por në fund ka fituar Tirana, sepse ka pasur dëshirën për të shkuar te suksesi. Mbi të gjitha ka pasur mbështetjen e pakursyer të “Tirana Fanatics”, që e kanë mbajtur gjallë atmosferën nga fillimi deri në fund. Ndaj dhe Tirana ka fituar dhe për ta.
E për nivelin që ka pasqyruar dje në parket, teksa duket në rrugë të mbarë për të kaluar në raundin tjetër, ndonëse është vetëm ndeshje e parë, atëherë Tirana do të jetë një pretendent i fortë për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Ajo që vlen të përmendet është organizimi i përsosur i Tiranës me në krye menaxherin e përgjithshëm të saj Anxhelo Koleka.