Basketboll – Meshkuj / Tirana, bindshëm në krye të Superligës

Share Button

AlbanianSport.com 28/02/2021 14:55

ASNN – Bardheblutë spikatin në javën e parë të meshkujve, shpartallojnë Barleti Eagles 129-58. Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, të njohur si Superliga, ka ngritur në fundjavë siparin e sezonit të ri, me përballjet e javës së parë, ku, përpara çdo ndeshjeje, u mbajt një minutë heshtje në nderim të viktimave të “Covid-19”, ku komuniteti i koshit humbi edhe dy protagonistë të spikatur si trajneri i Flamurtarit për femra, Viron Toska, dhe ai i Partizanit  për meshkuj, Agim Fagu.

Në takimin e vlefshëm për javën e parë, të zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, Tirana ka mposhtu bindshëm Barleti Eagles, duke triumfuar me shifrat 129-58. Në fakt, takimi ka qenë një rrugë me një kalim për bardheblutë kryeqytetas, që kanë mbizotëruar në lojë dhe në rezultat, duke mos e vënë për asnjë minutë në dyshim fitoren. 10-minutëshi i parë, që ka hedhur themelet e kësaj fitoreje, ka parë skuadrën e trajnerit Erkand Karaj të kryesojë fillimisht 13-9 dhe më pas të shkëputet e ta mbyllë atë 34-18.

Tirana vazhdon ta thellojë epërsinë në 49-20 dhe ta mbyllë dhjetëminutëshin e dytë 60-25, duke e kufizuar skuadrën e trajnerit Klarent Dedaj në vetëm 7 pikë të shënuara. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, pasi bardheblutë kryeqytetas vijojnë ta thellojë në 93-40 epërsinë pas një gjysmë ore lojë, ashtu siç do të bëjnë edhe në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, të cilin e fitojnë 38-18 dhe gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 129-58.

Shënuesit më të mirë të Tiranës ishin Eldi Hysa, me 24 pikë, Erin Hasani me 19 dhe Ledjo Brari me 18, kurse për Barleti Eagles spikati kapiteni Enea Gozhdari me 19 dhe Lusien Kala me 11. Falë fitores me 71 pikë epërsi, Tirana merr pas javës së parë, kreun e renditjes me Goga Basketin dhe Teutën, me nga 2 pikë secila.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh