Basketboll – Meshkuj / Tirana bie, nuk e mbron dot fitoren në Shkup

Share Button

basketboll-meshkuj-karpos-sokoli-tirana-2016-rame

Gjergj Vyshka 10.11.2016 11:15

Bardheblutë e Petrovskit janë penalizuar nga tentativa për të ndalur lojën e maqedonasve me faulla, ndërsa Karaj e Shima kanë qenë të parët që kanë ikur me pesë gabime personale. Kaq mjafton për të firmosur humbjen e tretë radhazi. Tirana e basketbollit të meshkujve në Ligën Ballkanike, të paktën në ndeshjen e mbrëmshme në Shkup, është bërë si ajo “lopa që e mbush plot kovën me qumësht” dhe më pas “i bie po vetë me shkelm”.

Sepse, nëse në pushim ka qenë në disavantazh prej 13 pikësh, 48-33 për maqedonasit, jo vetëm që është afruar në pjesën e tretë, por vetëm 49 sekonda përpara fundit të lojës ka qenë në epërsi të një pike 73-74. Varianti i kërkuar nga trajneri Petrovski për të ndalur lojën e maqedonasve me faull, në mënyrë që më pas bardheblutë ta kishin më tepër topin në zotërim. duket se ka qenë i shtrenjtë. Sepse më parë Karaj e më pas Shima e kanë lënë fushën e lojës me 5 gabime personale.

Dhe maqedonasit nuk kanë falur, teksa kanë qenë 100 % të saktë në gjuajtjet e lira. E kësisoj kanë përmbysur në 78-74. Dhe gjuajtja e fundit e Luka Petrovskit për tre pikë edhe nëse do të ishte shënuar përsëri nuk do ta shmangte humbjen. E megjithatë kjo ishte ndeshja më e mirë e Tiranës jashtë fushës së saj, që tregon se në 4 ndeshjet që ka në shtëpi i ka të gjitha shanset për të pretenduar suksesin dhe për të qenë në 4 skuadrat e grupit B që do të jenë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

 

Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj

 

Grupi A

 

Java e 4-t

(8-9 nëntor 2016)

 

Kumanovo 2009 – Kozhuv                                    84-76

Teodo – Beroe Stara Zagora                      93-80

Bashkimi – SIGAL Prishtina                      28 nëntor 2016

 

Renditja

Nr.       Skuadra                                 N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. BC Beroe Stara Zagora      4          3          1          324-307         7
  2. Kumanovo                            3          3          0          248-234         6
  3. Teodo                                     3          2          1          253-237         5
  4. Kozhuv                                  4          1          3          315-318         5
  5. Bashkimi Prizren                 3          0          3          209-238         3
  6. SIGAL Prishtina                   1          0          1            71-86            1

 

Grupi B

 

Java e 4-t

(8-9 nëntor 2016)

 

Sutjeska – MKK Feni Industriers  79-71

Karpos Sokoli – Tirana                   78-74

Trepça Mitrovicë – Peja                   11 janar 2017

 

 

Renditja

Nr.       Skuadra                                 N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. MKK Feni Industries           4          2          2          314-272         6
  2. Sutjeska Nikshiq                  3          3          0          250-192         6
  3. Tirana                                     4          1          3          270-319         5
  4. Trepça Mitrovicë                   3          1          2          202-230         4
  5. Karpos Sokoli                       3          1          2          218-260         4
  6. Peja                                        1          1          0            82-73            2

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh