Gjergj Vyshka 23.04.2016 18:45
Teuta në basketboll për meshkuj ka treguar forcën e saj ndaj Partizanin në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, teksa e ka mundur 90-64. Diferencat janë bërë të dukshme që në pjesën e parë, ndërsa Bruno Daliu është vendimtar me pikët e tij.
E në këtë mënyrë Teuta e ka fituar pjesën e parë 24-11. Madje ka qenë rezultative në lojën e saj me topa të gjatë pas shpinës së lojtarëve të Partizanit. Në pjesën e dytë ka një përmirësim të lojës së të kuqve, të cilët fitojnë 22-19.
Dhe në pushim Teuta kryeson 43-33. Pjesa e tretë është më vendimtare për fatin e ndeshjes, sepse durrsakët e kanë fituar 29-12 dhe kanë thelluar 72-45. E fundit më pas ka qenë thjesht sa për ta përfunduar.
19-18 për Partizanin e në mbylljen 90-64 për Teutën, që kështu forcon dhe më shumë pozicionin e vet në renditje duke qenë në vendin e katërt, kurse të kuqtë për fatin e keq tashmë janë në Kategorinë e Parë.
Partizani – Teuta 64-90
(11-24, 22-19, 12-29, 19-18)
Partizani: Çela (6), Gozhdari (7), Pylla (3), Xhunga (5), Selimaj (9) / Bardhi (3), Troja, Laçi, Divitaraj, Dervishi (9), Uruçi (15), Ismeti (7). Trajner: E. Ismeti
Teuta: Gorea (2), Ndreko (5), Pasha (9), Strazimiri (2), Daliu (27) / Aliaj (14), Llazani (9), Isufi (1), Thano (8), Veselagu (3), Skilja (6), Mirdita (2). Trajner: N. Milatoviç
Gjyqtarë: G. Hoxha, A. Bejko (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 19-të
(22-23 prill 2016)
Të premten:
Partizani – Teuta 64-90
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 17:00
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 18 16 2 1306-1076 34
- Vllaznia 18 14 4 1303-1121 32
- Tirana 18 12 6 1401-1173 30
- Teuta 19 9 10 1414-1349 28
- Flamurtari 18 3 15 1005-1463 21
- Partizani 19 1 18 1165-1402 20