AlbanianSport.com 01/03/2019 21:10
ASNN – Të premten pasdite Teuta në basketboll për meshkuj mposhti Kamza Basketin, me rezultatin 100-83. Ishte një dominim i merituar dhe me peshë për durrsakët, që me këtë fitore të radhës barazohen me pikë përkohësisht me Goga Basket në kryesimin e Superligës së meshkujve. 10-minutëshi i parë i takimit përfundoi me shifrat 21-17 në favor të “Djemve të detit”.
Ndërsa 10-minutëshi i dytë do të ishte akoma më i thellë, pasi përfundoi me shifrat 29-18, duke bërë që Teuta të shkonte në pushimin midis dy pjesëve me rezultatin 50-35. Kjo epërsi i dha mundësinë ekipit durrsak që të gjente qetësinë e duhur për të përballuar duelin pa vështirësi dhe për t’u dhënë mundësinë herë pas here në lojë që të aktivizonte edhe të rinjtë.
10-minutëshi i 3-të ishte disi më i ekuilibruar dhe përfundoi me shifrat 26-23 në favor të durrsakëve, ndërsa 10-minutëshi i katërt dhe i fundit u fitua nga Kamza Basket me shifrat 25-24, por pa ndikuar në rezultatin përfundimtar, i cili përfundoi me fitoren e “djemve të detit” 100-83, një fitore që e ngjit përkohësisht Teutën në vend të parë së bashku me Goga Basketit në kuotën e 24 pikëve.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 14-të
Të premten, 1 mars 2019:
Kamza Basket – Teuta 83-100
Të shtunën, 2 mars 2019:
Goga Basket – Partizani (17:00)
Tirana – Vllaznia (18:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Goga Basket 13 11 2 24
- Teuta 14 10 4 24
- Partizani 13 8 5 21
- Tirana 13 6 7 19
- Kamza Basket 14 3 11 17
- Vllaznia 13 2 11 15