Gjergj Vyshka 04.02.2017 12:35
Teuta në basketboll për meshkuj në prag të ndeshjes me Kamza Basket ka përkujtuar ish-lojtarin e saj, Klejdi Lucën (i biri i ish-volejbollistes së Korabit, Teutës dhe kombëtares së femrave) i ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Para ndeshjes janë rreshtuar të dy skuadrat dhe kanë përshëndetur Drejtori i Sporteve në Bashkinë e Durrësit, Ardian Ruga, Shefi i Klubit Shumësportesh “Teuta”, Kreshnik Leka, dhe kapiteni i durrsakëve, Marsel Aliaj. Më pas janë shfaqur në monitor momentet më të bukura të karrierës së këtij basketbollisti.
Për 4 vjet, ai ka luajtur me të rriturit e Teutës, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtares së të rinjve. Dhe një karafil tek fotoja e tij, një foto e përbashkët e të dy skuadrave dhe më pas ndeshja. Kamza Basket ka fituar pjesën e parë 23-32, por Teuta ka reaguar, duke fituar të dytën 22-16 dhe në total 45-48 për miqtë.
Në të tretën Kamza, duke fituar 11-18, ka thelluar kryesimin në 56-66. E fundit është 22-20 për Teutën, por kjo s’ka mjaftuar, sepse fitorja ka qenë për Kamza Basketin, me shifrat 78-86.
Teuta – Kamza Basket 78-86
(23-32, 22-16, 11-18, 22-20)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 11-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Tirana – Vllaznia 73-67
Teuta – Kamza Basket 78-86
Të shtunën:
Flamurtari – Ardhmëria Basket ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 11 10 1 1012-734 21
- Teuta 11 8 3 868-730 19
- Vllaznia 11 6 5 819-773 17
- Kamza Basket 11 6 5 870-873 17
- Ardhmëria Basket 10 2 6 660-682 12
- Flamurtari 10 0 10 519-957 10