Basketboll – Meshkuj / Teuta fiton në Kamëz, sot Goga Basket-Partizani

Share Button

AlbanianSport.com 2710/2018 07:00

ASNN – Në kuadër të javës së katërt të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për meshkuj, u luajt mbrëmë në Sallën Sportive të Bathores dueli midis Kamza Basket dhe Teutës, e cila rezultoi një triumf i madh i ekipit durrsak me shifrat e thella, 116-78. Ishte një ndeshje e bukur, por dukshëm “Djemtë e detit” bëjnë diferencë këtë sezon dhe ky edicion mund të na njohë me një kampion të ri në Superligën e meshkujve të koshit shqiptar.

Kamza nuk e ka më “petkun” e viteve të shkuara dhe ka humbur mjaft në cilësi, por në ndeshjen e së premtes i duhet dhënë “haku” Teutës, e cila qëndron shumë lart. Pas fitoreve ndaj Goga Basket dhe dy fitoreve në Balkan Ligë ndaj bullgarëve të Bulteks Akademi si dhe skuadrës shqiptare të Prizrenit, KB Bashkimi, sot ishte radha e Kamzës të provonte forcën e Teutës. Durrsakët fitojnë përfundimisht këtë ndeshje me shifrat e thella 116-78, pra me 38 pikë diferencë, duke dëshmuar superioritet.

Por edhe marrjen e vetme të kryesimit tek meshkuj me 7 pikë, duke pritur i qetë dy ndeshjet e tjera të kësaj jave. Në këtë kategori, të shtunën do të luhen dy ndeshje, e pikërisht supersfida Goga Basket-Partizani, që nis në orën 17:00 në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, si dhe Tirana-Vllaznia në orën 19:00 në kryeqytet. Po të shtunën, në kategorinë e femrave, Grupi A, luhen Vllaznia-Flamurtari në orën 12:00 si dhe SH.K.B.F.Tirana-Elbasani në orën 16:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh