Gjergj Vyshka 17.11.2016 12:30
Një shqetësim më vete ka qenë tavolina dje, sepse në të kundërt të rezultatit të pjesës së parë 20-25 në favor të Kamza Basket, teksa ka pasur gabime në mbajtjen e protokollit, është vendosur rezultati 25-25.
Madje në një moment kur rezultati duhet të ishte 16-18 për Kamza Basket ishte e kundërta në tabelën elektronike sikundër ka ndodhur që dypikëshi i Xhonsonit, edhe pse shenja e Tafilicës ka qenë për kosh dhe një gjuajtje të lirë, nuk është reflektuar në tabelë, ndërsa topi nisi nga vija fundore për Tiranën.
E gjithë kjo ngatërresë është korrigjuar në pushimin e lojës, ndërsa në konsultimin mes mbajtëses së protokollit, vëzhguesit Milo dhe gjyqtarëve Hoxha-Kasëmi-Tafilica, është korrigjuar nga 50-53 për Kamza Basket në 48-53.
Ndodh mes Tiranës në “Asllan Rusi”, ndërsa në rrethe të gjithë ankohen ose për mosfunksionim të 24 sekondëshit, ose për fikje me qëllim të tabelës elektronike në periodën e katërt, ose shtim e heqje pikësh sipas dëshirës.
Gjëra që nuk duhet të ndodhin dhe kryeqyteti duhet të jetë shembull për të tjerët…