Gjergj Vyshka 24.10.2015 18:00
Një tjetër ndeshje pa histori është luajtur dje në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” për Kupën e Shqipërisë në Basketboll për Meshkuj.
Superior Klima nuk e ka pasur problem për të mundur Tirana Eagles, të cilin në javën e parë të kampionatit e kishte mundur me 28 pikë diferencë.
Duket se nuk është kursyer disi këtë herë, sepse ka fituar me 36 pikë diferencë, por që tregon nivelet e ndryshme të të dy ekipeve.
Superiori e ka nisur me vrull ndeshjen, ndërsa e ka fituar pjesën e parë 22-4. Më pas ka një farë ekuilibri, pasi diferencat e skuadrës së Çarçanit janë me diferenca të vogla.
13-10, 13-7, 15-6 dhe në fund 63-27 për Superior Klimën, që kalon lehtësisht në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.
Superior Klima – Tirana Eagles 63-27
(22-4, 13-10, 12-7, 15-6)