Gjergj Vyshka 04.12.2014 16:15
Në ndeshjen e fundit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj mund të thuhet se ka pasur lojë vetëm në dy pjesët e parë, atëherë kur Tirana i ka fituar me vështirësi këto dy intervale 10-minutëshe, ndërsa në pushim ka kryesuar me 13 pikë diferencë, 40-27.
Në pjesën e tretë, Shehu luan me pesëshen e tij më të mirë Gjonaj, Vogli, Lasku, Jani e Gjyzeli. Dhe hendeku bëhet i madh. 24-9 në fund të pjesës së tretë, kurse Tirana thellon në 64-36. Në pjesën e katërt, bëhen aktivë dhe shënues pikësh dhe Gjyzeli e Lilaj, ndërsa kështu Tirana fiton 91-43 dhe është gjysmëfinaliste edhe për meshkuj.
Dy ndeshje të fituara nga Tirana, për meshkuj dhe për femra, por që nuk patën asnjë pikë bukurie, ndërsa ishin vazhdë e takimeve të së mërkurës në raundin çerekfinal të Kupës që nuk patën surprizë
Tirana – Studenti 91-48
(15-8, 25-19, 24-9, 27-12)
Tirana: Hasani (7), Haxhiu (3), Roshi (4), Emanuel, Vaqarri (17) / Gjyzeli (19), Lilaj (5), Vogli (8), Lasku (7), Jani (4), Gjonaj (17). Trajner: B. Shehu
Studenti: Danushi (7), Beqo (4), Fjolla (21), Lame (2), Shahini (6) / Çelmeta (3), Tufa, Beliu, Qeleshi (4). Trajner: H. Moja
Gjyqtarë: O. Kasmi, E. Allaraj (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
2 dhjetor:
Vllaznia – Elbasani 100-83
Kamza Basket – Flamurtari 79-36
Partizani – Apolonia 76-71
3 dhjetor:
Tirana – Studenti 91-43