Gjergj Vyshka 08.09.2016 16:20
Në parketin ndërkombëtar të basketbollit është rikthyer vëzhguesi shqiptar, Stavri Bello, i cili për shkak të angazhimit të tij si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ka munguar në këto evenimente.
Pati qenë për herë të fundit si kryekomisar në Kampionatin Evropian të Nën-20-vjeçareve për vajza, Divizioni B, në Podgoricë të Malit të Zi, nga data 9, deri më 17 korrik 2016. Dhe tani është pjesë e Elimiantoreve të Kampionatit Evropian 2017 për meshkuj.
Mbrëmë, në Celje të Sllovenisë, Bello ka qenë në rolin e vëzhguesit në ndeshjen e grupit E, Slloveni-Ukrainë 81-77 (23-15, 22-24, 24-17, 12-21). Dhe ka qenë vëzhgues për gjyqtarët Karlos Kortes (Spanjë), Vojcieh Liszka (Poloni) dhe Nikolas Maestre (Francë).
Kjo ishte ndeshja e tij e parë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017 të Basketbollit për Meshkuj.