AlbanianSport.com 15/09/2019 16:35
ASNN – Dominon në finale përballë Argjentinës, gjithçka erdhi drejtpërdrejt në RTSH. Spanja është shpallur të dielën për herë të dytë “kampione e botës” në basketboll për meshkuj. Ajo ka triumfuar 95-75 në duelin ndaj Argjentinës, që sikundër i gjithë ky Kampionat Botëror të Basketbollit, që u zhvillua në Kinë, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Kanë qenë një finale që është shndërruar në fakt në “një rrugë me një kalim” ajo e Kampionatit Botëror të Basketbollit të Meshkuj, që është luajtur të dielën, pasi Spanja e dominoi përballjen me Argjentinën.
Botërori i koshit të meshkujve, që u zhvillua në Kinë dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ka mbërritur ulur tiparin e tij me finalen e madhe dhe kanë qenë Argjentina dhe Spanja që janë përballur me njëra-tjetrën në duelin e së dielës, që ka vendosur se kush do t’ia rrëmbejë Shteteve të Bashkuara të Amerikës kurorën e më të mirës së botës. Dhe janë spanjollët që e kanë bërë të tyrin trofeun e vyer, për herë të dytë në histori, që nga ai triumf i 2006-ës në Japoni.
Spanjollët mbizotëruan gjatë gjithë kohës në takimin me francezët, duke i fituar të 4 pjesët e lojës. Në fakt, loja ka nisur me epërsinë e menjëhershme të iberikëve, që e marrin 10-minutëshin e parë 23-14. Ndonëse 10-minutëshi i dytë ka qenë më i baraspeshuar, spanjollët e fitojnë edhe atë 20-17 dhe shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar 43-31. E njëjta tablo shpaloset edhe në 10-minutëshin e 3-të, kur amerikanolatinët realizojnë vetëm 16 pikë, ndërsa spanjollët 23, duke bërë që pas një gjysmë ore lojë, ata të kryesojnë 66-47.
Kjo ka bërë që Spanja të mjaftohen me administrimin e epërsisë në 10-minutëshin e 4-t, përballë argjentinasve të paaftë për të bërë dallimin. Në përfundim, Spanja e fiton 10-minutëshin e fundit, 20-18, dhe gjithë takimin 80-66, duke siguruar titullin e kampiones së botës në basketboll për meshkuj. Ndërkaq, në duelin për vendin e 3-të dhe të katërt, Franca ka mposhtur Australinë 67-59, duke marrë kështu edhe medaljen e bronztë të këtij Botërori.