AlbanianSport.com 03.04.2016 22:50
Elbasani nuk ia ka dalë dot që të fitojë në përballjen e basketbollit të meshkujve me Skënderbeun e luajtur dje në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, teksa pas kohës shtesë janë mundur në shifrat 80-78.
Në një ndeshje të bukur dhe emocionuese, miqtë janë treguar më të saktë dhe më të qetë në rastet e tyre, duke ia dalë të fitojnë përballë verdhebluve. Pjesa e parë u mbyll 23-25 në favor të korçarëve dhe diferenca thellohet në të dytën.
Kjo, pasi ky 10-minutësh mbyllet 8-20 e në total 31-45 për Skënderbeun. Diferenca është e konsiderueshme, por vendasit barazojnë gjithçka, teksa fitojnë pjesën e tretë 24-13 dhe të katërtën 16-13, duke i dërguar shifrat në 71-71.
Nevojiten pesë minutat shtesë për të përcaktuar fituesin, ku elbasanasit detyrohen të luajnë me një lojtar më pak në fushë për shkak të personaleve. Me shumë mund, miqtë fitojnë 7-9, me dypikëshin e shënuar në sekondat e fundit të lojës dhe krejt takimi përfundoi 78-80.
ELBASANI – SKËNDERBEU 78-80
(23-25, 8-20, 24-13, 16-13 / 7-9)
ELBASANI: Biçoku, Isufi, B. Skëndaj, Mata, Leka / Koçiasi, I. Skëndaj, Musta, Balliu. Trajner: B. Sinani
SKËNDERBEU: Bala, Nika, Terolli, Thanas, Simaku / Habib, Topi, Duçi, J. Kristo, Germeni, I. Kristo, Qazimllari. Trajner: I. Nika
GJYQTARË: A. Bejko, E. Tiko
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(2 prill 2016)
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu 78-80
Superiori – Eagles 78-49
Ardhmëria Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior 13 10 3 949-694 23
- Ardhmëria Basket 12 10 2 868-607 22
- Elbasani 13 8 5 977-866 21
- Skënderbeu 13 3 10 740-918 16
- Tirana Eagles 13 1 12 637-959 14