Gjergj Vyshka 02.12.2016 19:35
ASNN – Kampionia e Kosovës, por dhe fituesja në fuqi i Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, SIGAL Prishtina, ka shënuar fitoren e parë në këtë veprimtari.
Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, SIGAL Prishtina ka fituar në shtëpi 79-67 ndaj Kumanovës, që ishte i pamposhtur në 5 ndeshje.
“Plisat” ishin më të mirë në dy pjesët e para, duke përfunduar gjysmën e parë me 5 pikë epërsi.
Në gjysmën e dytë, Kumanova u afrua në pjesën e tretë, por në të fundit shkëlqeu Edmond Azemi për të ndihmuar Prishtinën për fitoren e parë.
M. Xhej Rit ishte basketbollisti më efikas me 20 pikë të shënuara. Tani Prishtina në Grupin A të Ligës Ballkanike ka 1 fitore e dy humbje.
Liga Ballkanike (BIBL)
Basketboll – Meshkuj
Grupi A
Java e 3-të
SIGAL Prishtina – Kumanovo 2009 79-67
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 6 5 1 481-458 11
- BC Beroe Stara-Zagora 5 3 2 404-400 8
- Teodo 5 3 2 404-384 8
- Bashkimi Prizreni 6 2 4 437-464 8
- Kozhuv 5 1 4 381-387 6
- SIGAL Prishtina 3 1 2 224-238 4