Basketboll – Meshkuj / Shqipëria-Sllovaki 72-65, radiografia e një triumfi

Share Button

basketboll-kombetarja-2016-shqiperi-sllovaki-broudus-kosh

Gjergj Vyshka 18.09.2016 11:35

Për herë të fundit kishte mundur më 2008-ën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet Qipron 69-63, si dhe Zvicrën më 2009-ën në Korçë, 76-73. E tanimë është rikthyer tek suksesi me Sllovakinë, 72-65, me të cilën ndan vendin e 3-të dhe të 4-ët në grup. Duket sikur nuk ndihet Broudus, ndërsa bën një shpërndarje të shpejtë të topit për Shestanin, Hysenagollin, Shimën e Taflajn. E këta nuk falin.

18-6 është shkëputur kombëtarja jonë, ndërsa Sllovakia afrohet në 18-13. Mirëpo trepikëshat radhazi dhe sërish kuqezinjtë janë në epërsi, me 11 pikë diferencë, 24-13. E deri në fund e kemi mbajtur nën kontroll ndeshjen dhe 29-17 pjesa e parë. Një epërsi që mund dhe të ishte thelluar. Sllovakët reagojnë dhe kanë fituar pjesën e dytë 10-14 e ngushtojnë në 39-31.

Fillimi i pjesës së tretë e ka shkëputur Shqipërinë në 44-35. Luhet pikë më pikë, por pjesa e tretë është për kuqezinjtë 19-18, që kryesojnë në shifrat 58-49. Ka emocione në pjesën e katërt, sepse Sllovakia është afruar deri në 5 pikë. Ka edhe nerva aq sa Shima është ndëshkuar me gabim teknik. Sllovakia e fiton pjesën e katërt 14-16, por fitorja prapëseprapë i ka buzëqeshur Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 72-65.

Kënaqësi tek presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, Sekretari i Përgjithshëm Korab Llazani, por dhe i gjithë komuniteti i basketbollit. Aq sa dhe skeptikët e kanë pasur të vështirë të thonë qoftë dhe një fjalë të vetme të keqe. Festë në dhomat e zhveshjes dhe Shqipëria premtojn të jetë e madhe edhe në basketbollin e meshkujve.

 

Shqipëri – Sllovaki               72-65

(29-17, 10-14, 19-18, 14-16)

Shqipëria: Taflaj (5), Hysenagolli (15), Shima (6), Shestani (13), Broadus (17)/Vogli (9), Gjonaj (2), Dusha, Topalli (3), Deda (2). Trajner: A. Kostantinides

Sllovakia: Jas (2), Bilik, Milosheviç (18), Korner (7), Batka (16) / Hlivak, Krajçoviç (13), Baldovski (2), Bashan, Bojanovski (9). Trajner: I. Rudez

Gjyqtarë: S. Petek (Slloveni), Z. Mitrovski (Maqedoni), T. Benczur (Hungari)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh