AlbanianSport.com 27/02/2019 12:00
ASNN – Kombëtarja e meshkujve, një sfidë e tendosur gjeografike midis Danimarkës dhe Bjellorusisë. Me përfundimin e ndeshjeve fazës së grupeve, Kombëtarja shqiptare e basketbollit të meshkujve ka njohur edhe kundërshtaret e turit paraeliminator, që do t’i zhvillojë ndeshjet gjatë verës.
Kuqezinjtë, të cilët pritet brenda këtyre ditëve të mësojnë edhe emrin e trajnerit të ri, do të përballen me një sfidë të tendosur gjeografike, pasi përballë tyre, në grupin E, do të jenë Danimarka dhe Bjellorusia. Siç dihet, në këtë fazë, janë gjithsej 12 skuadra që janë ndarë në 4 grupe me nga 3 ekipe secili.
4 të parët e çdo grupi do të vijojnë më tej në fazën tjetër, në një grup ku do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe dy të parat e grupit do të vijojnë më tej. Shqipëria e koshit të meshkujve e nis më 3 gusht në Tiranë me Bjellorusinë, për të vijuar më 10 gusht me vizitën që do t’i bëjë Danimarkës, me vizitën që do t’i bëjë Bjellorusisë 4 ditë më pas dhe për ta mbyllur më 21 gusht me përballjen në Tiranë me danezët.