Basketboll – Meshkuj, Shqipëria me dy fytyra loje, mundet 66-88 nga Qipro

Share Button

AlbanianSport.com 18/02/2021 20:10

ASNN – Kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali premtojnë në 20 minutat e para, por përmbysen në të dytat. Është mbyllur me një humbje me 22 pikë diferencë ndeshja e 5-të e Shqipërisë në kuadër të grupit A të Paraeliminatoreve të Botërorit të 2023-shit në basketboll për meshkuj. Në fakt, ka qenë një takim me dy fytyra ai i zhvilluar në Qipro përballë përfaqësueses vendase, pasi Kombëtarja kuqezi e koshit të meshkujve ka udhëhequr në dy pjesët e para, por është dorëzuar në dy të dytat, duke u mundur me shifrat 66-88.

Në fakt, ndeshja e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Plus, ka parë kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali që të luajnë më mirë në 10-minutëshin e parë dhe ta mbyllin atë në epërsi 22-18. Vendasit kanë reaguar në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar atë 14-12, por është Shqipëria që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me rezultatin 34-32. Megjithatë, Kombëtarja kuqezi është zbërdhylur në dy 10-minutëshat e dytë, teksa qipriotët e mbizotërojnë lojën plotësisht.

Duke përmbysur gjithçka dhe duke fituar me një epërsi bindëse. Kështu 10-minutëshi i 3-të ka parë skuadrën vendase të realizojë 26 pikë, kundrejt 15 pikëve të kuqezinjve dhe, pas një gjysmë ore loje, shifrat ishin 58-49 në favor të Qipros. 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka qenë edhe më bindës për qipriotët, që e fitojnë atë 30-17 dhe gjithë ndeshjen 88-66, duke u hakmarrë kështu për atë humbje 64-71 të pësuar para një viti në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit.

Shqipëria zbret kështu në vendin e fundit të renditjes së grupit, me 6 pikë, po aq sa ka edhe Qipro, ndërsa në takimin e fundit, që luhet të shtunën po në ishullin mesdhetar, kuqezinjtë e Bilalit përballen me Bjellorusinë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh