Basketboll – Meshkuj / Shqipëria guxon, por Gjeorgjia nuk e lëshon fitoren

Share Button

basketboll-kombetarja-2016-shqiperi-gjeorgji-shima

AlbanianSport.com 10.09.2016 22:25

ASNN – Shqipëria e ka humbur edhe takimin e 4-ët të vlefshëm për grupin F të Eliminatoreve të Evropianit 2017 të Basketbollit, duke u mundur 64-84 në Tiranë përballë Gjeorgjisë. Sikundër ka ndodhur edhe me ndeshjet e tjera, edhe takimi i së shtunës, që u luajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit.

Pavarsisht se kanë pësuar humbjen e 4-ët në po ndeshje të grupit F të Eliminatoreve të Evropianit 2017 të Basketbollit, duke u mundur 64-84 në Tiranë përballë Gjeorgjisë, kuqezinjtë e koshit kanë dëshmuar se, ndonëse me hapa të vegjël, po rriten në lojën e tyre. Shqipëria është rikthyer, pas 4 vitesh mungesë, të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Të Rritur.

Dhe, në këto Eliminatore, kuqezinjtë ndodhen në grupin F, së bashku me Malin e Zi, Gjeorgjinë dhe Sllovakinë. Kombëtarja e meshkujve, që tani drejtohet nga trajneri qipriot, Antonis Konstandinides, i pati humbur 3 ndeshjet e para në grup, ndërsa të shtunën nisi 3 takimet e kthimit dhe kuqezinjtë e koshit kanë qenë përballë me Gjeorgjisë në Tiranë.

Shqipëria e pati humbur ndeshjen e parë të luajtur në Gjeorgji para 10 ditësh, duke u mundur nga skuadra vendase me rezultatin 47-86, ka luajtur mjaft më mirë në takimin e kthimit. Ndonëse miqtë e kanë fituar 10-minutëshin e parë 20-19, Shqipëria e ka fituar të dytin 17-16, duke bërë që, në mënyrë të papritur, në pushim të ndeshjes të shkohet në barazim 36-36.

Përvoja ka bërë diferencën në dy pjesët e tjera, pasi gjeorgjianët e fitojnë të tretën, 20-15, duke e thelluar këtë epërsi në 10-minutëshin e 4-ët dhe të fundit dhe duke e fituar gjithë ndeshjen 84-64. Duhet theksuar se Gjeorgjia, së bashku me Malin e Zi, janë ndër skuadrat më të forta të këtyre eliminatoreve të koshit kontinental. Takimi i radhës i kuqezinjve është ai i pas 3 ditëve në Podgoricë, me Malin e Zi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh