AlbanianSport.com 24/02/2022 19:25
ASNN – Përtej një paraqitjeje premtuese, kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj është mundur mbrëmjen e së enjtes me shifrat 88-101 në Rumani përballë përfaqësueses vendase, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin B të “Eurobasket 2005” dhe e zhvilluar në Ploieshti.
Kjo ishte sfida e dytë e Kombëtares kuqezi në fazën paraeliminatore të këtij Evropiani, teksa në debutim ka fituar ndaj Luksemburgut me shifrat 91-89. Kjo humbje i kushton shumë Shqipërisë, që tashmë renditet e dyta në grup, pas Rumanisë.
Ka qenë një ndeshje me dy tablo për kuqezinjtë, që e mbizotëruan sfidën në 20 minutat e para, kur udhëhiqnin 56-52. Ndërsa në ato të dytat vjen rikuperimi dhe përmbysja e shifrave nga ana e përfaqësueses vendase, që në fund korri fitoren, ndërsa pati edhe kontestime të gjykimit nga kuqezinjtë.
Elvis Dusha me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Shqipërinë në këtë sfidë, ndërsa amerikani i natyralizuar, Dallas Mur, realizoi 18 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar këtë humbje. Më 27 shkurt, Shqipëria do të luajë ndaj Luksemburgut, sërish jashtë fushe