Gjergj Vyshka 04.01.2015 12:05
Vllaznia në basketboll për meshkuj si fituese në fuqi e titullit “kampion” ka nisur të veprojë dhe të fuqizojë ekipin. Kështu ka kthyer në skuadër Nemanja Gavraniç, ndërsa Mirza Saralija ka shkuar në një skuadër në Gjeorgji, të paktën kjo edhe sipas informacionit që vjen nga faqja e “Facebook”-ut të Shoqatës së Basketbollit “Vllaznia”.
Por nuk ka mbaruar me kaq, sepse shkodranët janë në pritje të një basketbollisti amerikan, i cili ka luajtur në disa liga evropiane të tilla si në Gjermani, Sllovaki e Republikën Çeke. Pa harruar se ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës. Ndërkohë pritet që të ketë dhe një goditje të madhe me një basketbollist shqiptar.
Me këtë të fundit, pritet që bisedimet të mbyllen shumë shpejt. Dhe me amerikanin, që shkodranët kanë deklaruar se emrin e tij do ta bëjnë të ditur shumë shpejt, por dhe lojtarin shqiptar, i cili praktikisht duhet të jetë Gerti Shima, Vllaznia është e sigurt për të fituar për të dytin vit radhazi titullin “kampion”.
Dhe të gjitha këto lëvizje bëhen vetëm me një qëllim final, Vllaznia nuk dorëzohet dhe do të jetë e fortë përsëri për titull “kampion”.