Gjergj Vyshka 07.09.2016 17:05
Maqedonasi Sllobodan Petrovski do të vijë sot në kryeqytet, atje ku do të diskutohen dhe do të firmosen detajet e kontratës, e më pas do të drejtojë bardheblutë në Ligën Ballkanike për sezonin 2015-2016. Bashkë me të zbarkon edhe basketbollisti serb, Luka Petroviç.
Kështu, trajneri Sllobodan Petrovski nuk do të jetë i vetëm, sepse gjithnjë sipas informacionit që jep Lazimi për “Sport Ekspres”, ndërsa është edhe menaxheri i merkatos së bardhebluve, ai do të sjellë dhe një lojtar. Bëhet fjalë për serbin Luka Petroviç.
Në fakt, 19-vjeçari deri më tani ka luajtur me skuadra të kolegjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa hyrja e tij në kampionatin amerikan është parashikuar për më 2019-ën. Kësisoj Petrovski me një anë si trajner dhe Petroviç në anën tjetër si lojtar kanë përforcuar Tiranën e Ligës Ballkanike.
Ndërsa shorti i veprimtarisë rajonale të koshit dhe të gjitha hollësitë e saj, që nisin më 11 tetor, mësohen më 29 shtator në Sofje. Por Tirana e ka marrë seriozisht pjesëmarrjen e saj.
Skeda e Luka Petroviçit
Datëlindja: 25 shkurt 1997
Vendlindja: Zajecar (Serbi)
Gjatësia: 1.96 metra
Roli: Sulmues
Kombësia: Serbe
Skuadra e fundit: Juko Haj Skull (2015-2019)
Përfshirja në NBA: më 2019-ën