AlbanianSport.com 16.10.2014 21:10
ASNN – Në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, vazhdon të kryesojë me një bilanc prej 5 fitoresh në po aq javë Vllaznia, e cila ndiqet nga dyshja kryeqytetase, Tirana dhe Partizani.
Shkodranët, të cilët erdhën pas një humbjeje minimale në fushën e vet në mesjavë përballë rumunëve të Krajovës, në takimin e vlefshëm për Ligën Ballkanike të Basketbollit për meshkuj, nuk patën probleme në kryeqytet me Partizanin;
Skuadra e Gjeçajt fitoi bindshëm, 79-52 ndaj të kuqve kryeqytetas, ndërsa në takimin tjetër të javës së 5-të, Flamurtari triumfoi 95-75 në fushë të huaj ndaj Apolonisë, në duelin e fundit të renditjes.
Kampionati Kombëtar
i Basketboll – Meshkuj
Superliga
Java e 5-të
(14-15 nëntor 2014)
Tirana – Kamza Basket 92-65
Apolonia – Flamurtari 75-95
Partizani – Vllaznia 52-79
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 5 5 0 403-333 10
- Tirana 5 4 1 427-324 9
- Partizani 5 3 2 324-307 8
- Kamza Basket 5 2 3 328-316 7
- Flamurtari 5 1 4 321-384 6
- Apolonia 5 0 5 275-414 5