Gjergj Vyshka 11.02.2016 12:05
Stavri Bello, vëzhguesi ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, dje i ka bërë katër ndeshjet në Ligën Ballkanike si komisar. Pasi ka qenë një ditë më parë ndeshjen Sigal Prishtina-BC Levski 2014 89-56, apo kur ka qenë më 13 tetor 2015 në ndeshjen Bashkim-Peja 82-73, si dhe më 11 nëntor 2015 në Peja-BC Levski 75-68, dje ka qenë përsëri në “Karagaqi” të Pejës.
Për herë të dytë në Pejë, por për herë të katërt në Ligën Ballkanike, ndërsa ndeshja e tij si vëzhgues ka qenë ajo mes skuadrës vendëse dhe Kozhuvit. Një ndeshje e cila është zgjidhur në sekondat e fundit nga pejanët, të cilët me dypikëshin e Deliçit kanë arritur të fitojnë 77-76 (16-24, 24-12, 20-25, 17-13). Dhe Bello ka qenë vëzhgues për treshen malazeze Igor Dragojeviç, Ognjen Jokiç, Zdravko Rutesiç.
Kështu është mbyllur kjo javë në Ligën Ballkanike me dy ndeshje si vëzhgues për Stavri Bellon dhe një ndeshje të përbashkët mes dy ndërkombëtarëve Gentian Cici dhe Ervin Koçi, të cilët ishin në Malin e Zi.