Gjergj Vyshka 22.10.2016 14:35
Tirana është rehabilituar në Sallën Sportive të Bathores pas humbjes së thellë në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, teksa të mërkurën është mundur me 41 pikë diferencë nga MKK Feni Industries.
Ka fituar dje me 20 pikë diferencë, ndërsa ky sukses pritet të sjellë një moral ndryshe tek bardheblutë në prag të ndeshjes së tretë me Sutjeskën e Nikshiqit të hënën. 20-27 pjesa e parë, 16-20 e dyta dhe, në pushim, bardheblutë kanë kryesuar 36-47.
E treta sërish është për Tiranën, që duke fituar 12-21 thellon në 48-69. Kamza Basket ka fituar pjesën e katërt 18-17, por pa e shmangur dot humbjen, që është në shifrat 66-86 për Tiranën.
Shënuesit më të mirë të ndeshjes kanë qenë Hamati 20 pikë dhe Hysenagolli 24 pikë.
Kamza Basket – Tirana 66-86
(20-27, 16-20, 12-21, 18-17)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Kalendari i javës së dytë:
(21 tetor 2016)
Të premten:
Vllaznia – Flamurtari 106-44
Ardhmëria Basket – Teuta 67-73
Kamza Basket – Tirana 66-86
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 2 2 0 168-131 4
- Teuta 2 2 0 161-132 4
- Vllaznia 2 1 1 171-126 3
- Ardhmëria Basket 2 1 1 142-104 3
- Kamza Basket 2 0 2 131-174 2
- Flamurtari 2 0 2 75-181 2