AlbanianSport.com 12.12.2015 14:20
ASNN – Vetëm 10 minuta ka arritur Flamurtari në basketboll për meshkuj të rivalizojë me kampionët e Vllaznisë, ndërsa gjithçka më pas ka folur vetëm për shkodranët, që e kanë dominuar deri në fund ndeshjen dhe kanë fituar ndaj vendësve në Pallatin e Sportit në Vlorë.
Në fakt gjatë 10 minutave të para është zhvilluar një takim me nivel, por Vllaznia ka arritur ta mbyllë pjesën e parë vetëm me një pikë epërsi, 24-25. Më pas Vllaznia ka treguar cilësitë e saj, teksa e ka thelluar epërsinë në 36-40, ndërsa ka fituar pjesën e dytë, 12-15.
E njëjta situatë ka vijuar edhe në dy pjesët e fundit, ndërsa tek Flamurtari është ndjerë dukshëm mungesa e lojtarëve me eksperiencë si Toska, Mino, apo edhe Kaso, që edhe pse kanë qenë të pranishëm nuk kanë luajtur përballë Vllaznisë. Të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë dot ballë presionit të Vllaznisë, që ka dalë e fituar nga Vlora duke treguar pretendimet për titullin.
Nga ana tjetër, Flamurtari duhet të luftojë fort për mbijetuar në Superligën e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.
Flamurtari – Vllaznia 55-74
(24-25, 12-15, 7-21, 12-13)
Flamurtari: Kaso, Mino, Kollovi, Todi, Sotiri / Toska, Gani, Beko, Bino, Nuredini, Dede. Trajner: V. Birçe
Vllaznia: Bardulla, Bekteshi, Rashketa, Do. Lekndreaj, Shabani / Bërdica, Para, Taraboshi, Dan. Lekndreaj, Fasllia, Hoti, Shaqiri. Trajner: Gj. Harunaj
Gjyqtarë: G. Cici, E. Allaraj, E. Tiko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 10-të
(9-11 dhjetor 2015)
Të mërkurën:
Kamza Basket – Teuta 76-60
Të premten:
Flamurtari – Vllaznia 55-74
Tirana – Partizani 76-51
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 10 8 2 763-618 18
- Tirana 10 8 2 786-669 18
- Vllaznia 10 8 2 738-636 18
- Teuta 10 4 6 738-743 14
- Flamurtari 10 2 8 645-798 12
- Partizani 10 0 10 576-682 10