AlbanianSport.com 11.12.2016 21:05
ASNN – Partizani fiton ndaj Apolonisë duke shfrytëzuar kryesisht lojën e mirë në 10 minutat e para. Ndeshja nuk i ka shpëtuar as tensionit të krijuar në fund të 10 minutave të treta.
Aq sa rrezikohej të kishte dhe përplasje fizike mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Por gjithçka është zgjidhur qetësisht nga gjyqtarët, të cilët e kanë zgjidhur situatën pa ndëshkime me gabime teknike.
Në fushë kanë ndërhyrë edhe trajnerët e të dyja skuadrave, që gjithashtu kanë ndihmuar në qetësimin e situatës. Partizani e ka nisur mjaft mirë lojën dhe krijon një diferencë të konsiderueshme përballë ekipit vendës.
Vendësit kërkojnë të ndryshojnë, por e kanë të vështirë. Dhe Apolonia vetëm në pjesën e katërt reagon, duke e fituar atë 18-9, por tashmë fati i ndeshjes është vendosur dhe Partizani ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 64-55.
Apolonia – Partizani 55-64
(5-19, 16-17, 16-19, 18-9)
Apolonia: Ademi, Zh. Ajdhoni, V. Ajdhoni, Alimemaj, Bare / Çomo, Hebeja, Naçi, Prifti, Mile, Shkurti, Zyka. Trajner: O. Profka
Partizani: Babasuli, Bardhi, Dervishi, Gozhdari, Ikonomi / F. Ismeti, Jareci, Kristo, Pregja, Pylla, Troja. Trajner: E. Ismeti / A. Fagu
Gjyqtarë: B. Tafilica (Shkodër), F. Jaçe (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 8-të
(10 dhjetor 2016)
Tirana Eagles Basket – Elbasani 59-69
Apolonia – Partizani 55-64
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Partizani 7 7 0 523-338 14
- Tirana Eagles Basket 6 4 2 392-342 10
- Apolonia 7 2 5 382-505 9
- Elbasani 6 2 4 367-422 8
- Skënderbeu 6 1 5 367-424 7